E Diel, 1 Nëntor 2026

Rindërtimi në Tiranë, FSHZH angazhohet si agjenci zbatuese për përshpejtimin e procesit

TIRANË, 16 shtator /ATSH/  Qeveria miratoi sot aktin ligjor që synon përshpejtimin e procesit të rindërtimit në bashkinë e Tiranës, duke nisur me zonën e “5 Majit” dhe duke parashikuar të njëjtën qasje edhe për zonat e tjera që do të shqyrtohen në vijim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se vendimi lidhet me vijimin e procesit të reduktimit të zonave të përcaktuara për rindërtim.

“Për bashkinë e Tiranës, për zonën e ‘5 Majit’, por edhe për zonat e tjera që do të vijnë për miratim në qeveri, kemi një zvogëlim të zonës së rindërtimit”, tha Karakaçi.

Në kuadër të vendimit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është përcaktuar edhe si agjenci zbatuese, me synim përshpejtimin e procedurave dhe trajtimin e procesit të rindërtimit në Tiranë.

Sipas ministrit, përfshirja e FSHZH-së si agjenci zbatuese synon t’i japë një ritëm më të shpejtë zbatimit të projekteve të rindërtimit në kryeqytet.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›