E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikum, 261 kërkesa për kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur në terren procesin për kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi në Orikum, ku po trajtohen 261 kërkesa.

Kadastra bëri të ditur se puna në terren përfshin matjen e parcelave dhe verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesit.

Banorëve të përfshirë në proces u është bërë thirrje të jenë të pranishëm dhe të bashkëpunojnë gjatë verifikimeve në terren, ndërsa listat me emrat e personave që janë pjesë e procesit janë afishuar pranë njësisë administrative Orikum.

Procesi synon përfundimin e procedurave të nevojshme për formalizimin e pronësisë mbi tokën bujqësore.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›