Rindërtohet shkolla “Emin Duraku”, standarde të BE për mbi 1300 nxënës dhe mësues

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, në Tiranë, tashmë ka rihapur dyert e saj pas rindërtimit falë programit “EU4Schools”, të zbatuar nga UNDP.
Mbi 1,300 nxënës dhe 50 mësues tani mësojnë e punojnë në objektet moderne të ndërtuara sipas standardeve të BE-së, duke përfshirë laboratorë të avancuar, një bibliotekë dhe një palestër të re, njftoi sot Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.
Andre Rizzo, shef i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së në Shqipëri u shpreh gjatë përurimit të kësaj shkolle se, “mbështetja e BE-së për shkollën “Emin Duraku” është një dëshmi e përkushtimit tonë për të investuar në arsim dhe për të siguruar që fëmijët shqiptarë të mësojnë në mjedise të sigurta, moderne dhe gjithëpërfshirëse”.
“Ne jemi krenarë që shohim këtë transformim dhe ndikimin pozitiv që do të ketë mbi komunitetin”, theksoi Rizo.
1 nga 12