E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rindizet lufta Qeveri Bashki

Rindizet konflikti ndermjet pushtetit qendror dhe atij lokal.(UPDATE)

Kryetari i bashkise se Tiranes njekohesisht kryetari i Partise Socialiste ka akuzuar direkt kryeministrin Berisha se po mbush arken e boshatisur  te buxhetit te shtetit duke zbrazur ate te pushteteve lokale.

Rama i ka kerkuar kryeministrit te distancohet  nga sulmi qe  po i ben financave lokale pasi ne rast te kundert do te ndeshe rezistence te forte duke shkaktuar keshtu te tjera kriza.

“Eshte e patolerueshme qe ky njeri i paafte te zhbeje ate qe eshte ndertuar ne gjithe keto vite dhe te zbrase arkat e pushteteve vendore per te mbushur ate qe nuk mbushet dot, ne gropen e zeze te buxhetit te shtetit”, u shpreh Rama.

Keto akuza Rama i leshoi gjate inspektimit te punimeve per rivitalizimin e Parkut Kombetar ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›