E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ulja e moshës së pensionit për minatorët

Qeveria e nisi legjislaturën me një nga premtimet elektorale që ka të bëjë me minatorët. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar uljen e moshës së pensionit për punonjësit e nëntokës me 5 vjet, ligj nga i cili përfitojnë 3000 persona. Sipas këtij drafti minatorët mund të dalin në pension në moshën 60 vjeç dhe nëse kanë vetëm 30 vjet punë.
Minatorët janë një nga kategoritë që kanë protestuar më shpesh për kushtet e punës, pagën dhe moshën e daljes në pension.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›