E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ringjitet në skenën e TOB-it opera “Borana”

Opera shqiptare “Borana” e kompozitorit Avni Mula u shfaq nё Teatrin e Operas dhe Baletit tё dielёn nё mbrёmje. Kjo vepёr ringjitet nё skenё pas 28 vitesh.
Në qendër të saj është një familje shqiptare e kohës së Skënderbeut, një familje që lufton pushtuesit osmanë. Borana është vajza e kësaj familjeje, një vajzë që mbas humbjes së babait dhe vëllait bëhet “burrë” për të mbrojtur familjen dhe atdheun, ngjarjet zhvillohen nё vitin 1448. Opera “Borana” pёrbёhet nga tre akte dhe katёr tablo nё aktin.

Borana vjen me libret tё shkruar nga Gjergj Zheji, regji tё Nikolin Gurakuqit, skenografi tё Platon Bardhit dhe koreografi tё Arian Sukniqit. Nё rolet kryesore interpretojnё Emilian Palushaj, Armando Kllogjeri, Sokol Hidersha, sokol Tomorri etj. Solistёt shoqёroheshin nga kori trupa e baletit dhe orkestra sinfonike e Teatrit tё Operas dhe Baletit.
Kjo vepёr rivihet në skenë në saj të vijimësisë së rikthimit të veprave të kompozitorëve shqiptarë në skenën e Teatrit të Operës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›