E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina ka më tepër se 1.34 miliardë banorë

Kina ka deklaruar se numri i banorëve është rritur në më tepër se 1.34 miliardë.

Këto të dhëna paraqesin rritje në krahasim me ato të vitit 2000, që ishte 1.295 miliardë, ku nuk ishte bërë numërimi i punëtorëve emigrantë, që jetonin në qytete, për më pak se gjashtë muaj.

Dhjetë vite më vonë, dhjetëra miliona punëtorë emigrantë, janë vendosur në hapësira urbane në kërkim për punë.

Statistika e re doli nga regjistrimi, që bëhet një herë gjatë një dekade, e në të cilin morën pjesë gjashtë milionë punëtorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›