Rinis qarkullimi ne urën mbi lumin Drin
TIRANE- Rinis qarkullimi në urën mbi lumin Drin që lidh Bajram Currin me pjesën tjetër të Shqipërisë. Ura u dëmtua dje për shkak forcës së madhe të shkarkimeve të fuqishme të ujrave nga porta 4 e hidrocentralit të Fierzës. Uji dëmtoi një këmbë të urës si dhe ka gërruer një zhavorrin duke hapur një gropë me diametër 1. 5 mera mbi urë. Një postbllok policie ndodhet në këtë zonë për tu ardhur në ndihmë të gjithë drejtuesve të mjeteve.Gazetari i NEëS24 informon se sot paradite shkarkimet nga kjo portë janë përgjysmuar dhe situata duket më e stabilizuar. Ndërkohë reshjet e dendura të shiut të cilat kanë nisur sot në mëngjes po vështirësojnë situatën në basenin e Fierzës. Policia nuk lejon lëvizjen e mjeteve të rënda të kalojnë në urën e Drinit.(s.g/BalkanWeb)