E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci nesër raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

ZAGREB- Në Kroaci zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale të raundit të dytë. Ne këtë garë do të përballen dy kandidatët që morën më shumë vota në raundin e parë në 27 dhjetor. Profesori i drejtesisë Ivo Josipovic kryeson këtë garë të raundit të dytë dhe ka shance të zgjidhet presidenti i vendit për të zëvendesuar veteranin Stipe Mesic, i cili shërbeu dy mandate pesëvjecare. Josipovic do të përballet në garë me kryebashkiakun e Zagrebit, Milan Bandic ish-social demokrat i njohur për politikat e tij populiste. Në raundin e parë garuan 12 kandidatë, por asnjë prej tyre nuk mori mbi 50% të votave. Sondazhet e fundit thonë se Josipovic është fituesi i këtyre zgjedhjeve me mbi 55% të votave. Josipovic ka premtuar zbatimin e një reforme anti-korrupsion. Këto zgjedhje kanë rëndesi të madhe pasi presidenti i zgjedhur do të drejtoje vendin drejt aneëtarësimit të plotë të Kroacisë në BE, gjë që do të ndodhë në 2012. Të dy kandidatët mbeshtesin perfundumin e shpejtë të bisedimeve të pranimit në BE këtë vit, por analistët thonë se Josipovic është më i aftë për të zbatuar reformat e kërkuara nga BE me politikat e tij antikorrupsion. Por pavarësisht se cfarë kërkon BE, shumica e kroatëve janë të shqetësuar për situatën ekonomike, që është rënduar nga kriza e fundit global.(Newz24BallkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›