E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin bisedimet mes Iranit e nderkombetareve

Fillojne sot ne Gjeneve bisedimet mes Iranit dhe gjashte fuqive boterore rreth programeve berthamore iraniane. Keto jane bisedimet e para ne me shume se nje vit.

Fuqite perendimore shpresojne qe dy ditet e bisedimeve te cojne drejt negociatave me Teheranin ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje e cila do te krijonte kushtet qe Irani te hiqte dore nga pasurimi i uraniumit.

Qendrimet e Teheranit kane lene te kuptohet se nuk do te heqe dore nga pasurimi i uraniumit.

Perendimi dyshon se Irani synon prodhimin e armeve berthamore akuza qe hidhen poshte nga Teherani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›