E Diel, 1 Nëntor 2026

Gafur Adili Te bojkotohen zgjedhjet ne Kosove

Fronti per Bashkimi Kombetar Shqiptar FBKSH ne Kosove do ti bojkotoje zgjedhjet e jashtezakonshme qe do te mbahen me 12 dhjetor.
Me pas kjo force politike do te organizoje protesta mbare-popullore kunder bisedimeve Prishtine-Beograd per te vazhduar me tej edhe me organizimin e referendumit mbare-kombetar per ribashkimin shqiptar.
Nje fakt te tille e ben me dije kreu i FBKSH-se Gafur Adili sipas te cilit krizen institucionale ne Kosove e shkaktuan te huajt vetem e vetem qe ta riparojne defektin e zgjedhjeve te vitit 2007.
Skenaristet e huaj ne bashkepunim edhe me aktoret e tyre shqipfoles te Prishtines synojne qe Kosoven shume shpejt ta rifusin ne bisedime me Serbine dhe gjithashtu popullin shqiptar te Kosoves edhe ta mashtrojne sic e kane mashtruar deri me tani se gjoja bisedimet e radhes me Serbine do te jene vetem bisedime teknike por qe ne fakt mbi te gjitha do te jene bisedime politike ku pala shqiptare e Prishtines edhe kesaj radhe do te beje kompromise leshime edhe me te medha dhe edhe me te dhimbshme se sa ka bere ne bisedimet e kaluara ne Vjene ku nga Prishtina u pranua Pakoja e Ahtisaarit Pako... kjo qe asnjehere nuk u pranua nga Beogradi citon me tej Gafur Adili.
Duke perfunduar se permes ketij veprimi qytetar demokratik dhe mbi te gjitha edhe kombetar kur te fillojne bisedimet midis Beogradit dhe Prishtines FBKSH-ja dhe te gjitha organizatat patriotike ne Kosove do te kene mundesine dhe te drejten legjitime qe te mos i njohin keto bisedime dhe as edhe kompromiset leshimet e dhimbshme te Prishtines ndaj Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›