E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin regjistrimet për sistemin me kohë të pjesshme

Aplikimet e reja për në sistemin me kohë të pjesshme, erdhën pas vendimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për shpërndarjen e kuotave të parealizuara dhe regjistrimin e pranimeve për plotësimin e këtyre kuotave në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë në IPAL, në vitin akademik 2009-2010”. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikantët është: a)      fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diploma tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të.b)      Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës.c)      2 fotografi personale.d)      Mandat arkëtimi i tariffës së regjistrimit prej 1.500 lekë.e)      Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Kandidatët që kanë depozituar më parë dosjet e tyre në sekretaritë mësimore të njësive kryesore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë duhet t’i plotësojnë ato. Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie, duhet të paraqesë dublikat të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyrën Arsimore përkatëse, ose dhe document me listën e notave të lëshuar nga Arkiva e Shtetit dhe të sigluar në DAR/ZA. Kadidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomaën universitare.Më 9.1.2010, Universiteti i Tiranës do të shpallë dhe do të afishojë listat e të gjithë aplikantëve, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve, duke evidentuar kandidatët fitues. Ndërkohë, rregjistrimet do të kryhen nga data 11 në datën 14 janar, nga ora 08:00 në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›