Veriu "nën ujë", Topalli takim me forcat ushtarake
Ne nje kohe kur pjesa veriore e vendit po vuan problemet e shkaktuara nga permbytjet, forcat ushtarake po japin nje kontribut te madh ne evakuimin e banoreve dhe shperndarjen e ushqimeve. Per kete arsye, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, gjate nje takimi me forcat ushtarake te angazhuara ne terren, vleresoi kontributin e tyre si heroik.
"Sapo i kam falenderuar ushtaret, ata jane heronj ne keto dite te
veshtira te nje moti te paimagjinueshem. Natyrisht jemi perseri ne
kushte kritike, ajo qe une kam per detyre ti them si deputete e kesaj
zone, ju lutem largohuni nga zona, ju lutem bashkepunoni me ushtrine, ju
lutem bashkepunoni me shtetin per shpetimin e jeteve, ajo eshte gjeja
me e shtrenjte qe ne kemi. Demet qe mund te vijne gjate diteve ne vijim
per shkak te ketij moti te cmendur do te kompensohen dhe do te
demshperblehen nga shteti", tha Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit.
Nderkohe duke komentuar situaten e krijuar, kryeparlamentarja Topalli
tha se edhe si banore e ketyre zonave nuk kishte pare asnjehere kushte
te tilla atmosferike, te cilat sipas saj pa nderhyrjen dy vite me pare
ne argjinaturat e Kirit dhe Dajcit, do te ishin kthyer ne situate
katastrofike.
Bledian Koka