Rinisja e dialogut Berisha i shmanget pyetjes

Kryeministri Berisha i shmanget pyetjes nese pas trazirave dhe situates se renduar politike ne vend ka ardhur koha qe dy palet te ulne per dialog. Shefi i mazhorances beri te qarte se nuk ka asnje ure komunikimi midis mazhorances dhe opozites duke lene te kuptohet se mazhoranca dhe opozita vazhdojne te qendrojne ne llogoret e tyre pavaresisht thirrjeve te vazhdueshme te nderkombetareve. Gjithcka dhe cdo gje ne kete vend eshte e mundur dhe duhet te zgjidhet ne respekt te plote te Kushtetutes qe qendron ne themel te te gjithe atyre lirive qe linden qe rilinden ne 20 shkurtin e vitit 91.
Keto ligje dhe kjo Kushtetute garantojne per format me te suksesshme te bashkepunimit. Jashte tyre cdo gje tjeter eshte iluzive. Ky eshte nje sistem demokratik nje sistem qe funksion theksoi Berisha. Kreu i qeverise ftoi qytetaret qe ti bashkohen koncertit festiv diten e sotme duke e cilesuar 20 shkurtit nje date historike per te gjithe shqiptaret. Ftoj te bashkohen neser me ne ne koncertin tone festiv te gjithe te rejat e te rinjte studentet e studentet burrat e grate te moshuarit qe besojne tek vota e lire dhe fuqia e saj qe besojne se pushteti merret me vote dhe kurre me dhune tha Berisha. Edhe kryetarja e Kuvendit ne perkujtim te 20-vjetorit te rrezimit te simboleve te diktatures komuniste mori pjese ne ekspoziten me foto dhe deshmi te kesaj ngjarjeje duke e cilesuar si gurin e themelit te lirise dhe demokracise ne Shqiperi.