LSI i del ne mbrojtje Fatos Nanos
TIRAN - Nje dite pas akuzave te hedhura nga kryesocialisti Rama ndaj kreut te LSI-se Ilir Meta dhe Fatos Nanos Levizja Socialiste per Integrim ka dale ne mbrojtje te tyre. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama ka vleresuar dje rolin e dy ish-kryeministrave socialiste duke i cilesuar si shume te suksesshem. Sipas tij Shqiperia qe ka nje trend europian dhe nuk mund te prese apo te paguaje kostot e politikes se vjeter te rruges se Edi Rames i cili pati vemendje dhe kohe qe te sulmonte Fatos Nanon dhe Ilir Meten.
Per LSI-ne Fatos Nano eshte nje personalitet i te majtes europiane i cili bashke me Ilir Meten e mbajti Partine Socialiste ne pushtet per tete vjet. Z. Nano dhe z. Meta e bene PS-ne nje shkolle te respektimit te vlerave demokratike te ngritjes se institucioneve demokratike dhe sulmet e djeshme te Edi Rames jane shprehje e nje kompleksi inferioriteti dhe nje fobie te njohur per tipa karakteropat i cili i kompleksuar prej asaj cfare e lidh Fatos Nanon dhe Ilir Meten me emrin dhe historine e PS-se gjen si te vetmen rruge sulmin kunder tyre qe ne thelb eshte nje sulm ndaj vlerave te vete PS-se eshte nje sulm dhe nje provokim edhe kunder anetareve simpatizanteve dhe te gjithe votuesve te Partise Socialiste - reagoi Luan Rama.
Kohet e fundit ne politiken shqiptare eshte vene re afrimi i dy ish-armiqve te betuar Fatos Nano dhe Ilir Meta. Ata jane pare shpesh me njeri-tjetrin ndersa zyrtare te ndryshem te LSI-se kane vleresuar rolin e Nanos duke hedhur bazat e nje bashkepunimi te mundshem. Madje burime brenda LSI-se pohojne se perpara zgjedhjeve lokale pritet afrimi i Fatos Nanos ne kete parti.