Rinovohet klinika
Në Klinikën e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tw enjten do të bëhet përurimi i rinovimit të kësaj Klinike, një projekt ky i financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe partnerët e saj.
Në ceremoninë e shënimit të përfundimit të punimeve në këtë klinikë, do të marrë pjesë ministri Alush Gashi, si dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të tjera të cilat kanë kontribuar që kjo klinikë të pajiset me inventar të ri, sipas standardeve të larta mjekësore.
Në rinovimin e kësaj klinike Ministria e Shëndetësisë ka investuar 330 mijë euro, duke ngritur në nivelin më të lartë Kujdesin Intensiv. Ministria e Minierave dhe Energjetikës ka kontribuar me 100 000 euro në ngrohjen solare të klinikës, ndërkohë që Postë-Telekomi i Kosovës (PTK) ka investuar 80 000 euro në pajisjen me inventar.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ndërkaq ka investuar 20 mijë euro në ndërrimin e tubacioneve.
Klinika e Neurologjisë numëron një staf prej 80 punëtorëve, prej të cilëve 19 janë mjekë specialistë dhe pjesa tjetër i takon stafit tjetër: mjekë, infermierë, teknikë, etj., dhe ajo ofron shërbime terciare shëndetësore nga lëmi i neurologjisë për pacientët.