E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinumërohen kutitë e Kukësit, nuk ka ndryshim rezultati

gjykata

Rinumërimi i 15 kutive të qarkut të Kukësit nuk ka sjellë asnjë ndryshim, kështu që mandati i tretë i ka mbetur PD-së.

Kolegji Zgjedhor vendosi ditën e djeshme rinumërimin e votave të 15 qendrave të votimit, pas ankesës së LSI-së, e cila pretendonte parregullsi gjatë numërimit.

Por, pas rinumërimit të votave në ambientet e Gjykatës së Apelit, rezultati ka mbetur i njëjtë.

LSI-së i duheshin vetëm 15 vota për të fituar mandatin./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›