E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Riorganizohet Akademia e Studimeve Albanologjike, kalon si institucion i pavarur pranë Akademisë së Shkencave

Akademia e Studimeve Albanologjike nuk do të jetë më Akademi pranë Arsimit të Lartë, por të riorganizohet dhe të gjitha njësitë përbërëse të saj do të riorganizohen dhe do të kalojnë si institucione të pavarura pranë Akademisë së Shkencave.

Ky vendim u mor nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se nga 2007 kjo akademi ka qenë në shkelje të rënda ligjore dhe nuk ka përmbushur asnjë kërkesë për t’u bërë një Akademi i e mirëfilltë për Arsimin e Lartë.

Ministrja tha se lidhur me këtë vendim ka pasur shumë debate dhe dezinformime, por që sipas saj ky riorganizim do të shërbejë për ngritjen e vlerave të Albanologjisë dhe të kthehet në ligjshmëri.

“Kemi pasur shume debate e dezinformomë, është fjala për riorganizimin e Albanologjisë nga akademi që nuk mund të jetë më pasi nuk plotëson kriteret në njësi autonome pranë Akademisë së Shkencave. Kjo bëhet që ta ngremë Albanologjinë në një nivel të ri për rëndësinë dhe vlerat që ka për vendin. Albanologjia u krijua në 2007 pas shkëputjes së asaj ju bë me institucionet përkatëse nga Akademia e Shkencave dhe u grumbulluan së bashku për të krijuar Akademinë e Albanologjisë për Arsimin e Lartë.

Në 2015 iu kërkua që të kthehej në Akademi dhe të riorganizohej në përputhje ligjore dhe rregullat e ligjit për Arsimin e Lartë, por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Për këtë arsye ne me vendim të këshillit të mistereve riorganizojmë këtë akademi duke i vendosur institutet dhe njësitë përbërëse të saj si qendra autonome parën Akademisë së Shkencave”, tha Kushi.

Ministrja Kushi tha se me këtë riorganizimin personeli, të gjithë të drejta e tyre por edhe pasuritë do të jenë të siguruara dhe do të transferohen në Akademinë e Shkencave. Kushi garantoi edhe doktorantët që janë ende në proces që do të kenë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit për t’u vendosur në institucionet e Arsimit të Lartë.

“Vendimi garanton transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve, personelin dhe pasurive të gjitha transferohen te Akademia e Shkencave. Për doktorantët do i mbështesim dhe do i ndihmojë që të transferohen në institucionet të tjera të Arsimit të Lartë. Zbatimi i ligjit janë arsyet e këtij riorganizimi. Nuk po mbyllet Albanologjia, por do të marr vendim që meriton atje ku e meriton në Akademinë e Shkencave që është niveli më i lartë për shkencën në përgjithësi”, tha Kushi.

E pyetur nëse do shkojnë në prokurori shkeljen ligjore, Kushi tha se ky nuk është qëllimi i riorganizimit, por ngritja e këtij institucioni në nivelet më të larta.

“Ky vendim kthen në ligjshmëri Albanologjinë dhe e ngre atë në një nivel të lartë. Ata që bërtasin për paligjshëm janë përgjegjës që me veprimet apo mosveprimet kanë lejuar që Albanologjinë të jetë në paligjshmëri për kaq vite. Qëllimi nuk është dërgimi i tyre në prokurori, por ngritja e Albanologjisë sipas ligjit,” tha ministrja.

Duke iu përgjigjur të gjithë zërave kritikë që po mbyllin Akademinë e Albanologjisë, ministrja Kushi rendit një sërë shkeljesh ligjore që asaj pse Albanologjia duhet të riorganizohet.

“Në janar të 2023 filloi një kontroll ligjshmërie nga Ministria e Arsimit dhe janë konstatuar një sërë problematikash dhe parregullsisë dhe shkelej të rënda ligjore si nga organizmi dhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.  Akademia albanologjie nuk ka pasur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor dhe në asnjë nga njësitë e saj përbërëse nuk ka mësimdhënie dhe e bënë të pamundur të funksionojë si pjese e Arsimit të Lartë.

Ajo është e pa akredituar si nga programet e studimit dhe nga ana institucionale. Nuk është akredituar asnjëherë. Mos akreditimi i programeve të studimi e  bënë të pamundur të jetë pjesë e arsimit të lartë pro edhe të lëshojë diploma. Para disa vitesh kjo akademi ka lëshuar edhe diploma duke shkelur ligjin.

Ka 8 vite që nuk regjistron asnjë student në asnjë studimi dhe kjo i bën pasive të gjitha programet sipas ligjit. Ka një sërë argumentesh për sa i takon strukturës dhe organizmit që e bëjnë të pamundur ekzistencën e Albanologjisë si institucion të Arsimit të Lartë”, tha Kushi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›