Riparohen mjediset publike ne Tirane

Ka përfunduar projekti i rikualifikmit urban të shehsit “Ataturk” në Tiranë, duke transformuar të gjitha zonat këmbësore, pamjen e të gjitha fasadave që rrethojnë këtë shesh si dhe rritjen e gjelbërimit në të.
“Ne sot u japim qytetarëve të Tiranës dhe këtij komuniteti një hapësirë publike të transformuar, që shërben dhe do shërbejë për këmbësorët, familjarët, të moshuarit dhe fëmijët. Është një tjetër model që pasqyron Tiranën e së nesërmes”, ka deklaruar Edi Rama, kryetar i bashkisë së Tiranës.
Të katër trotuaret që rrethojnë sheshin “Ataturk” janë transformuar në vendqendrime urbane, duke i pajisur ato me stola, ndricues, pemë të larta dhe elementë të tjerë.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim me sektorin privat dhe duke qenë se ky shesh mban emrin Ataturk, kanë qenë kompanitë private turke të grupit “Calik” që operojnë në Tiranë, ato të cilat kanë dhënë kontributin e tyre.