Serbi-Kroaci rrezikohen marredheniet

Zagrebi zyrtar do t’i kërkojë sqarime qeverisë serbe lidhur me arrestimin e një ish-luftëtari për pavarësinë e Kroacisë.
Tomisllav Purdam u arrestua në kufirin mes Bosnjes dhe Kroacisë më 5 janar, në kuadër të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet serbe.
Këto të fundit e akuzojnë personin në fjalë për krime kundër etnisë serbe në vitin 1991, gjatë një beteje në qytetin kroat të Vukovarit.
Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor ka deklaruar se do ta diskutojë këtë cështje me presidentin e Serbisë, Boris Tadic.
Arrestimi i Purdam rrezikon të nxisë tensione të reja në marrëdhëniet kroato-serbe, edhe pse së fundmi dy vendet janë shprehur të gatshme për përmirëismin e tyre.