E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ripërsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, sot afati i fundit për PS dhe “BF” për akreditimin në KZAZ

Në 23 Korrik 2023, do të votohet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë. Duke marrë shkas nga ripërsëritja e zgjedhjeve, KQZ bëri të ditur se sot (të martën) është afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për akreditim në KZAZ, nga ana e subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje.

“Paraqitja e kërkesave për akreditim nga ana e subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje bëhet në KZAZ, do të bëhet jo më vonë se data 18 Korrik 2023, kurse akreditimi i vëzhguesve bëhet jo më vonë se data 20 Korrik 2023.”- thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Nga ana tjetër, rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 3 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19: 00. Në QV do të ketë vetëm një fletë votimit, pasi votohet vetëm për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë, Rrogozhinë.  

Institucionet publike qendrore, organet e tyre të varësisë dhe degët e tyre vendore, si dhe agjencitë dhe ndërmarrjet shtetërore, për veprimtari me karakter publik, që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 10 Korrik 2023 deri ditën e zgjedhjeve, në territorin e Bashkisë Rrogozhinë ose për të, duhet të raportojnë në KQZ.

Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë, duke e shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimit të 14 majit 2023.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›