E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riquelme rikthehet në kombëtaren e Argjentinës

Mesfushori i Boca Juniors, Juan Roman Riquelme, është rikthyer në ekipin e Argjentinës për dy sfidat përballë Brazilit.

33-vjeçari nuk ka luajtur për vendin e tij që nga fitorja 2-1 ndaj Uruguait në tetor të vitit 2008, pasi kishte vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar, pas mosmarrëveshje me trajnerin e aso kohe, Diego Maradona.

Megjithatë, ish-lojtari i Barcelonës dhe Villarrealit, kurrë nuk ka fshehur dëshirën për t`u rikthyer kur ekipi kalonte momente të vështira, dhe trajneri i ri Alejandro Sabella ka vendosur t`ia plotësojë dëshirën.

Riquelme është përfshirë në 24 lojtarët të përbërë vetëm nga lojtarë të cilët luajnë në Argjentinë dhe të cilët do të përballen me Brazilin në sfidën e përbërë nga dy ndeshje që zhvillohen më 14 dhe 28 shtator

Ndërkohë Sabella ka shpallur edhe emrat e 26 lojtarëve të cilët do të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Venezuelës dhe Nigerisë, më 2 dhe 6 shtator. Ajo që vërehet në këtë përzgjedhje është mungesa e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, e ardhmja e të cilit në nivel klubi ende mbetet e paqartë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›