E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF:Ngjarjet në Korçë po shqyrtohen nga organet e disiplinës

Federata Shqiptare e Futbollit, ka reaguar sot në lidhje me incidentet e ndodhura përpara dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë midis “Skënderbeut” dhe “Tiranës”. Në një deklaratët për shtyp Federata Shqiptare e Futbollit, shprehet e shqetësuar për këtë ngjarje e cila sipas saj nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe frymën “Fair Play”, ndërsa ka dënuar ashpër ideatorët. Sipas saj kjo ngjarje do të merret në shqyrtim nga organet e disiplinës dhe rregullorja do të zbatohet pa asnjë lëshim.
FSHF-ja duke dhënë detaje për incidentin thekson se përpara fillimit të ndeshjes, një grup tifozësh të Tiranës kanë tentuar të hyjnë pa bileta në vendin e caktuar për ta në tribunën përkarshi. Sipa ssaj, një pjesë e tyre që ishin vendosur në stadium në pjesën e caktuar për ta edhe sipas marrëveshjes me klubet, dolën jashtë stadiumit duke u bashkuar me grupin tjetër të cilët këmbëngulnin të hynin në stadium pa bileta.
“Delegati i ndeshjes dhe drejtuesit e FSHF present në stadium, morën kontakt me drejtuesit e të dy klubeve dhe policinë për te siguruar hyrjen normale te tifozeve te Tiranes ne stadium dhe fillimin e ndeshjes. Drejtuesit e Tiranës u garantuan se vendet e caktuara për tifozat e Tiranës mbeteshin në dispozion të tyre ndërkohë që sportelet e shitjes së biletave ishin në funksionim normal. Megjithekëtë, ekipi dhe drejtuesit e “Tiranës” nuk pranuan të fillonin lojën me pretekstin se kerkonin vendosjen në stadium të tifozëve të tyre” thekson FSHF-ja.
Më tej në deklaratë thuhet se pas insistimit të drejtuesve të Federatës dhe ndërhyrjes së presidentëve të klubeve loja filloi me një orë vonesë ndërkohë që grupi prej rreth 200 vetë të tifozëve të Tiranës ishin instaluar po në pjesën e caktuar për ta në tribunën përkarshi.
“Dhjetë minuta nga fillimi i ndeshjes, loja u ndërpre për shkak se nga grupi i tifozëve të Tiranës u hodhën në fushë dhe drejt vendeve të tifozëve korçarë fishekzjarrë dhe gazlotsjellës. Kjo u shoqërua me pas dhe me invadimin e fushës nga tifozë të dy palëve. Pas kësaj, skuadra e Tiranës u largua nga fusha ndërsa tifozat e saj dolën nga stadiumi. Pas kumunikimit me Delegatin e ndeshjes, ekipi i Tiranës u rikthye në fushë dhe loja filloi dhe u zhvillua normalisht deri në përfundimin e saj” thekson FSHF-ja.
Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur edhe një herë mbështetjen për lojën e ndershme dhe futbollin e pastërndërsa bën thirrje për ndërgjegjësimin e të gjithëve se akte të tilla dëmtojnë rëndë imazhin dhe të ardhmen e futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›