E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishfaqen maskat në rrugë, grabisin një kambist në Bulqizë

maskaGrabitjet me maska në akset rrugore janë rikthyer pasditen e së enjtes.

Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një kambist, që po udhëtonte me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, në afërsi të fshatit Ostren.

Personat e maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar kamionin që drejtohej nga Astrit Koleci dhe i kanë marrë paratë pasagjerit kambist, Ulmi Tomja.

Policia thotë se kambistit i janë grabitur 3 mijë euro./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›