E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet Berluskoni: Do të plotësoj kërkesat e Leonardos

Me në fund Berluskoni duket se ka kthyer sytë nga merkato, dhe së shpejti pritet të “hapë kasaforten” për të plotësuar kërkesat e Leonardos.

“Fillimisht dua të falënderoj trajnerin Leonardo që zgjodhi të drejtojë ekipin tonë. Kërkesën e tij të parë e kam plotësuar, qëndrimin e Andrea Pirlos në Milano. Nuk do të marrim parasysh asnjë ofertë për Pirlon, dhe këtë e konfirmoj. Kërkesa e dytë është afrimi i një sulmuesi të klasit botëror. Mund të them se i kemi të gjitha paratë në dispozicion për të plotësuar edhe këtë”, deklaron Berluskoni duke ngrohur opinion kuqezi pas një heshtjeje të gjatë.   

Lidhur me emrin e sulmuesit, me të lakuar janë Luis Fabiano dhe Huntelar. I pari nuk ishte i pranishëm në një miqësore që zhvilloi Sevilja me pretekstin e një dëmtimi të lehtë muskulor. Ndërkohë që mediat spanjolle raportojnë se mungesa e Luis Fabianos lidhet me kalimin e tij në drejtim të Milanos. 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›