E Diel, 1 Nëntor 2026

Lipi: Kaka dhe Ibra u larguan për shkak të krizës

Ky është konkluzioni i trajnerit të përfaqësueses italiane, Marçelo Lipi. “Asnjë nuk duhet të zemërohet me Kakanë dhe Ibran. Unë jam i bindur që ata dëshironin qëndrimin në Serinë A, ishin të tjera shkaqe që detyruan largimin e tyre”.

Braziliani Kaka dhe suedezi Ibrahimoviç konsideroheshin nga mediat italiane si dy kampionët e fundit në këtë kampionat, dhe largimi i tyre do të ketë një ndikim negativ në botën italiane të futbollit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›