E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet zëvendëspresidenti sirian

Zëvendëspresidenti i Sirisë, Faruk al-Shara, ka bërë paraqitjen e parë publike që nga mesi i korrikut, duke qetësuar zërat se ka braktisur vendin.

Gazetarët thonë se al-Shara ka zbritur nga makina, për të ecur drejt zyrës së tij, ku do të takonte kreun e Komisionit iranian për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme, Alaedin Borujerdi.

Al-Shara nuk ka folur për mediat.

Për herë të fundit, ai është paraqitur në publik më 18 korrik, në një funeral të disa zyrtarëve të lartë, të vrarë nga shpërthimi në Damask.

Më vonë ishin përhapur thashethemet se al-Shara ka braktisur regjimin e presidentit Bashar al-Asad dhe se është larguar drejt Jordanisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›