E Hënë, 2 Nëntor 2026

Risi nga FIFA, gjyqtarët me kamera trupore në Kupën e Botës për Klube

Gjyqtarët në Kupën e Botës për Klube të këtij viti do të pajisen me kamera trupore dhe do të udhëzohen të zbatojnë rregulla të reja për të zvogëluar humbjen e kohës nga portierët, njoftoi FIFA të martën.

Përdorimi i kamerave do të jetë në provë pasi ato u miratuan muajin e kaluar nga IFAB, ligjvënësit e sportit.

“Ne mendojmë se është një shans i mirë për t’u ofruar shikuesve një përvojë të re, përsa i përket imazheve të marra nga një këndvështrim, nga një kënd i shikimit që nuk ishte ofruar kurrë më parë”, tha Pierluigi Collina, kryetar i komitetit të arbitrave të FIFA-s.

“Është një kombinim i përvojës së re për transmetuesit dhe gjithashtu për qëllime stërvitore. Të kesh mundësinë për të parë atë që sheh arbitri është e rëndësishme në raport, për të vlerësuar se si është marë vendimi nga arbitri, cili ishte këndvështrimi i tij, e kështu me radhë”, shtoi Collina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›