E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risku i nishaneve të trupit

Nëse nishanet e trupit shtohen në numër nga 50 deri në 100 dhe bëhen asimetrik apo ndryshojnë ngjyrë duhet menjëherë vizita tek mjeku dermatolog për të shmangur agravimin e mëtejshëm.

Pacientët të tillë riskohen deri në sëmundjet kancerogjene të lëkurës. Mjekja dermatologe Brunilda Bardhi thotë se pacientët duhet të tregojnë kujdes të veçantë në rastin e nishaneve duke i ndarë këto të fundit në disa kategori ku qëndron dhe risku më i madh.

Melaonama, kanceri më i përhapur i lëkurës po prek fatkeqësisht edhe fëmijët dhe mjekja dermatologe rekomandon qëndrimin në çadër si dhe përdormimin e kremrave më filter të lartë mbrojtës.

Nishanet në trup nuk mund të neglizhohen në asnjë moment-apelon mjekja, ndërsa kërkoi shmangien e lëvizhmërisë apo ekspozimit në diell për ata që janë në bregdet nga ora 12 deri në orën 16 të pasdites

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›