E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, lejohen fëmijët e lindur në Athinë

Pavarësisht një njoftimi se autoritetet greke kanë lejuar lëvizjen emigrantëve pa probleme deri në datën 5 Shtator, ky rregull nuk vlen në Kapshticë.

Traun e kësaj pike kufitare me Greqinë e kalojnë vetëm fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Athinë.

Të lindurit në zona të tjera të Greqisë, kthehen pas së bashku me familjet e tyre. Raste të kthimeve u shënuan edhe gjatë ditës së dielë, ndërsa preteksi mbetet i njëjti toponimet, ose thënë më thjeshtë shkrimi në gjuhën shqipe të qyteteve greke.

Vetë emigrantët shprehin shqetësim në lidhje me këtë situatë e cila po merr përmasa të mëdha. Ata kërkojnë nga shteti shqiptar marrjen e masave për ti dhënë fund kësaj loje që bëhen në kurrizin e emigrantëve nga autoritet greke në mënyrë selektive.

Prej më shumë se 1 viti Athina nuk ka lejuar kalimin në kufi të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, të lindur në Greqi, ndërsa kanë dhënë leje të përkohshme vetëm në raste festash apo siç ishin edhe zgjedhjet e 23 qershorit.

Çështja e toponimeve ishte pjesë e bisedës edhe në takimet që kryeministri i ardhshëm Edi Rama pati gjatë vizitës së tij në Athinë me homologun e tij Samaras dhe ministrin e jashtëm Venizellos, por pavarsisht këtyre sërish emigrantët shqiptarë vijojnë të diskriminohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›