E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synojne fitore

Perfaqesuesja e Kosoves ne boks eshte perforcuar me disa boksiere nga Shqiperia per dy mecet e saj te radhes qe do ti zhvilloje ndaj dy klubeve hungareze ne kuader te garave ne BoxingONE Championship.

Perfaqesuesja kosovare te shtunen ne Ferizaj do te perballet me klubin hungarez Vasas derisa te dielen ne Prishtine kosovaret ballafaqohen me boksieret e klubit tjeter hungarez Debrecen.

Te dyja keto mece kthyese zhvillohen prej ores 1700 derisa selektori kosovar Xhevdet Peci eshte i bindur se te perzgjedhurit e tij kesaj radhe do te triumfojne pas disa rezultateve deshperuese qe ekipi kosovar i ka pasur deri me tani ne BoxingONE Championship.

Pikerisht per te triumfuar edhe jemi perforcuar me boksiere nga Shqiperia. Me se paku kater boksiere nga Shqiperia do te boksojne per Kosoven ne keto mece. Boksieret po pergatiten mire ne Ferizaj dhe besoj se do ti fitojme te dyja keto mece. Emrat e boksiereve qe do te ngjiten ne ring ne keto mece do te publikohen vetem pas matjes se tyre ka deklaruar Peci ne konference per media te mbajtur te marten.

Ndihen te injoruar nga AIBA

Drejtuesit e Federates se Boksit te Kosoves FboxK jane deshperuar shume me Federaten Nderkombetare te Boksit AIBA.

Udheheqesit e boksit kosovar te henen riaplikuan per inkuadrim ne AIBA me shprese qe familja boterore e boksit nuk do ti refuzoje pasi Gjykata Nderkombetare e Drejtesise eshte deklaruar se shpallja e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt te vitit 2008 eshte legjitime.

Por cuditerisht AIBA as qe e ka shqyrtuar fare kerkesen e kosovareve. Vetem pas gjysme ore qe ka marre aplikacionin AIBA nepermjet postes elektronike ka qene e prere duke i bere me dije FboxK-se se kerkesa e saj nuk do te shqyrtohet ne Kongresin e vet qe mbahet prej 1 deri me 4 nentor.

Normalisht qe ndihemi shume te deshperuar dhe ndihemi te injoruar me sjelljen e AIBA-s sepse per gjysme ore pasi qe kemi aplikuar na u eshte kthyer pergjigjja negative. Pra as qe eshte marre parasysh. Sigurisht qe kete e ka bere vetem nje individ. Serbia ka ndikim te madh dhe po e shfrytezon rastin ka thene kreu i FboxK-se Ramadan Selimi i cili thote se statuti i AIBA-s nuk potencon se Kosova duhet te jete anetare e OKB-se per tu inkuadruar ne familjen boterore te boksit.

AIBA nepermjet shkeses se vete i ka sqaruar FboxK-se se nuk do te jete ne agjende te Kongresit pasi Kosova akoma nuk eshte anetare e Kombeve te Bashkuara dhe se Komiteti Olimpik i Kosoves ende nuk eshte anetar i Komitetit Olimpik Nderkombetar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›