E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Proces normal zgjedhor

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, në daljen e tij të parë u shpreh se janë regjistruar pak probleme në këtë proces zgjedhor. "Procesi nisi normalisht në orën 07:00", tha ai. Ristani tha se në 5 qendra votimi nuk ka nisur, ndërkohë që në 3 qendra votimi është ndërprerë. "Megjithatë janë pak krahasuar me 4750 qendra në gjithë vendin", tha Ristani. Edhe një herë ai përmendi problemin e bojës së vulave në disa zona. Ristani i bëri thirrje qytetarëve që nuk kishin votuar që t'i drejtoheshin kutive të votimit.
Deri në orën 14:30, sipas Ristanit pjesëmarrja në votime në qarkun e Beratit ishte 37%, në Dibër 39%, në Durrës 34%, në Fier 38%, në Gjirokastër 34%, në Korçë 35%, në Kukës është shënuar pjesëmarrja më e lartë me 41, në Shkodër 35% në Tiranë 35% dhe në Vlorë 38%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›