E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Parregullsitë, nuk cënojnë procesin zgjedhor

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nëpërmjet një konference për shtyp tha parregullsitë në zgjedhje nuk e cënojnë procesin zgjedhor. "Pavarësisht nga incidentet e rastësishme, jam i bindur se thelbi i procesit nuk është dëmtuar", tha Meta. Kreu i LSI-së bëri edhe një herë apel për mbrojtjen e standardeve të zgjedhjeve. "Duhet të mbrojmë standardet e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet janë përcaktim historik", tha Ilir Meta.
Ndërkohë, në linjë telefonike për Ora News, Meta tha se problemet zgjedhore kanë qenë të izoluara dhe nuk përbëjnë problem për vazhdimin normal të procesit zgjedhor. "Nëse procesi vazhdon kështu edhe faktor ndërkombëtar do i vlerësojë këto zgjedhje", tha ai. Meta vlerësoi edhe pjesëmarrjen e lartë në këto zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›