E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita: Isha e thyer dhe e lënduar

Rita Ora ka thënë se ajo ishte "thyer dhe lënduar", kur filloi karrierën në industrinë e muzikës.

"Fillimisht unë kam nënshkruar kontratë në moshën 14 vjeç dhe njerëzit më thonin gjëra të rënda. Po, unë isha e thyer, e mërzitur dhe e lënduar," tha ajo për NCS.
Ajo shtoi se ishte vetëbesimi i saj dhe besimi i fortë se ajo mund të bëjë atë që do, që e kanë mbajtur të motivuar gjatë kohëve të vështira.

Ndryshe Rita filloi këtë javë punën për albumin e dytë, pas atij shumë të suksesshëm “Ora” .
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” flitet se do të bashkëpunojë në një këngë me Ne-Yo, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm, punën e të cilit Rita e ka nisur në Nju Jork.22-vjeçarja e lindur në Kosovë ka publikuar një fotografi me yllin e “Let Me Love You” vetëm një ditë pasi ka konfirmuar se ka filluar punën në albumin e dytë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›