E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSY sfidon me "Gentleman"

Këngëtari koreano-jugor “PSY”, është rikthyer me një këngë të re, e para që prej supersuksesit me “Gangnam Style”, që me 1,5 miliardë klikime është shndërruar në videon më të klikuar në historinë e “You Tube”.

Kështu “PSY” nisi sot një sfidë të re kundër vetes, me publikimin e këngës së tij të re, “Gentleman”. Ai do të ketë një detyrë shumë të vështirë përpara, të mundë vetveten me rekordin e klikimeve.

“PSY” për herë të parë, do të këndojë këngën e tij përpara bashkëkombasve të tij në Seul, ditën e shtunë, përpara se të bëhet, me shumë gjasë, një “fenomen” i ri në televizionet muzikore dhe internet. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›