Rita Ora koncert për bamirësi
Rita Ora, ka performuar në koncertin bamirës Gucci’s Sound of Change, të mbajtur më 1 Qershor, në Twickenham në terrenin legjendar britanik të ragbit në Londër.
Beyonce Knowles – e cila është edhe drejtoreshë artistike e koncertit - performoi disa prej hiteve të saj të mëdha, duke përfshirë edhe këngën “Crazy in Love” me bashkëshortin e saj reper, Jay-Z.
Mes emrave që morën pjesë në koncert, janë edhe këngëtarja Jennifer Lopez , Florence and the Machine, Ellie Goulding, HAIM, Madona, etj.
Të gjitha të ardhurat nga ngjarja katër-orëshe do të shkojnë në fondin për bamirësi të Gucci Chime for Change, një nismë e themeluar nga Knowles, Salma Hayek-Pinault dhe Frida Xhanini, me qëllim të theksimit të çështjes së gruas në nivel global, duke bërë thirrje për më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe drejtësi.