E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avril, gruaja e parë zëvendës shefe e CIA-s, zbardhet e kaluara e saj me drita të kuqe

avril_haines_1371113514_540x540Barack Obama ka dominuar për herë të parë një grua në postin e numrit të dy të CIA-s. Bëhet fjala për Avril Haines, 43 vjeçe, që nuk vjen nga radhët e inteligjencës, por është një avokate që vjen nga Baltimora ku rreth njëzet vite më parë, ishte e njohur si një lexuese e suksesshme në Erotica Nights që organizohej në një bibliotekë restorant me një sukses diskret.

Fakti që është një avokate, ka qenë këshilltare ligjore e National Security Council, paralajmëron një vëmendje të presidentit Obama për aspektet ligjore të inteligjencës në Langley: nga sulmet e drona-ve deri tek cyberwar dhe së fundmi edhe mbledhjen e informacioneve elektronike.

Por e kaluara e saj mes librave erotikë në Baltimora u ka tërhequr më shumë vëmendjen amerikanëve.

Gjithçka nisi kur Haines hapi së bashku me një ortak Adrian Book Café në bregdetin e Baltimorës. Sapo kishte vendosur që mos të vazhdonte studimet për fizikë në universitetin lokal John Hopkins University dhe restoranti i ofronte mundësinë të linte pas krahëve një eksperiencë të pa kurorëzuar me sukses. Për të promovuar Adrian Book Café Haines pati idenë të lançonte Erotica Nights gjatë darkave ku asistohej edhe me lexime me tekste të përzgjedhura. Sipas asaj që sjell Baltimore Sun çiftet në vitin 1995, paguanin 30 dollarë dhe beqarët vetëm 17 për të marrë pjesë në netët erotikë: që bëheshin në një sallë të ndriçuar vetëm me një qiri të kuq aromatizues.

Në atë kohë kur një gazetar lokal e pyeti Haines se cili ishte motivi i asaj iniciative, përgjigja e saj ishte kështu: Erotizmi imponohet sepse njerëzit tentojnë të bëjnë seks pa e bërë, dhe të tjerë tentojnë të gjejnë fantazi të reja për të pasur sa më shumë kënaqësi në marrëdhëniet monogame.

Ishte një vajzë mjaft brilant, gjeniale dhe e besueshme me të cilën ishte e lehtë të punoje, kujton Steve Bunker, një ish fqinj i saj, ndërsa një shitës dyqani në të njëjtën lagje e vë thekson mbi aftësinë ë saj për të punuar fort dhe të një gruaje të jashtëzakonshme. Siç e tregon fakt që kishte zgjidhur të bënte gjithçka në Baltimora, duke lënë pas krahëve jetën e pasur të të atit, Thomas Haines, një liberal i bindur dhe një kimist i suksesshëm në West Side të New York.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›