Rita dhe Cara, linjë mode personale

Rita Ora dhe modelja Cara Delevigne përveç që janë mike të mira, ato po mendojnë që të hapin edhe një biznes së bashku, më saktësisht një linjë mode në bashkëpunim me Topshop-in.
“Rita dhe Cara kanë diskutuar këtë ide për javë të tëra. Cara ka kontakte me persona të mëdhenj në industrinë e modës dhe Rita i do shumë rrobet dhe është në hap me trendet. Ato të dyja mendojnë se kjo linjë mund të jetë një konkurrencë madje edhe me iniciativat e Victoria Beckham dhe Kate Moss”, ka bërë të ditur një burim.
Bashkëpunimi i Ritës dhe Cara me Topshop pritet të prodhojë një linjë e cila do të pëlqehet shumë sidomos marrë parasysh përvojën që Rita dhe Cara kanë sa i përket modës./Indeksonline/