E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihana provokon sërish fansat

Rihanna provokon sërish fansat e saj duke vendosur veshë lepuri prej dantelle të zezë në kokë, xhaketë lëkure dhe pantallona super të shkurtra.

Vajza nga Barbados aktualisht është e angazhuar me turin e saj botëror që nuk po kalon pa probleme. Pas laringitit që e detyroi të anulonte disa koncerte në SHBA, Rihanna është paraqitur me vonesë edhe në disa shfaqje të tjera.

Këngëtarja ka performuar të hënën në mbrëmje në Paris por koncerti i saj ka nisur me 2 orë vonesë pasi Rihanna një natë më parë kishte festuar deri në 4:30 të mëngjesit.

Por edhe pse koncerti ka filluar me vonesë, Rihanna ka shkëlqyer me performancën e saj ndërsa ka provokuar sërish fansat me xheste./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›