E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita falënderon Kosovën

Sensacioni i skenës së muzikës britanike, kosovarja Rita Ora, ndihet e lumtur me vlerësimin që i ka bërë Kosova, si "Ambasadore nderi".

Këtë ndjesi ajo e ka ndarë me më shumë se 2 milion përcjellës, sa ka në Twitter, duke shkruar: "Ambasadore e vendit tim. Asgje s'me ben me te lumtur. Zemra ime po qeshë".
Më tutje, Rita ka shtuar: "Kjo është arsyeja pse e bëj këtë. Faleminderit Kosovë".

Ardhja e Ritës në Kosovë për të xhiruar videoklipin e këngës së saj “Shine your light” në shumë vende të kryeqytetit të Kosovës dhe buja ndërkombëtare e kësaj vizite,  kishin bërë që per Riten te flitet ne seance parlamentare.

Ndërsa, vetëm disa orë pas publikimit të video-këngës së re “Shine Ya Light”, të xhiruar në Kosovë, Rita Ora ishte nderuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. 

Jahjaga ka vendosur të shpallë “Ambasadore Nderi’ këngëtaren 21-vjeçare me famë botërore, për kontributin e saj në përmirësimin e imazhit të shtetit të Kosovës./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›