E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat që Pirro u ka kushtuar këngë

Është në stilin e tij që Pirro Çako ta ndajë me publikun jetën private, nëpërmjet vargjeve të këngëve të tij. Është kjo një mënyrë për të ndarë me të tjerët emocione të vërteta, inspirime nga jeta e tij reale, që në fakt është shumë bukur për një artist që kërkon të prekë sa më shumë zemrat e publikut.

Kështu ndodhi kur Pirro njohjen e tij në karaoke me Anjushkën e bëri këngë, ku tregonte për një histori që kishte nisur nga një flirt në pub.

Më pas i erdhi radha Invës, së cilës i dedikoi dy këngë, atë më titull “Zemër e pakurdisur” kënduar nga Soni Malaj dhe “Sa e shite zemrën” interpretuar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli.

Për t’i ardhur radha Sisit, ku vendos ta thotë hapur se është i verbuar nga dashuria për të. Gjatë këtyre viteve ai ka shkruar dhe vargje për veten, një lloj ditari artistik për jetën që ka bërë në Tiranë pas kthimit nga Parisi dhe ndarjes nga Inva.

Edhe pse Pirro preferoi të mos fliste asnjë fjalë në media për këtë dedikim që i bëri të dashurës së tij, ka qenë Sisi ajo që nuk ka rezistuar dot pa e publikuar këtë fakt. “Faleminderit për këto fjalë kaq të bukura zemër!” shkruan ajo duke iu referuar këngës që kishte publikuar në wall-in e saj në facebook. Duke shkëmbyer batuta me miqtë e saj në Facebook, të cilët i komentonin ngjashmërinë e saj me vajzën e re që Pirro kishte marrë në klip, Sisi përgjigjet: “Në fakt, unë ‘mësoja’ Pirron si të interpretonte në klip, se ajo e dinte vetë si modele që është. Më vjen shumë mirë që e keni pëlqyer, për mua ishte një dhuratë shumë e veçantë ky dedikim”, transmeton "Panorama".Më tej, miqtë ia kthejnë që kënga është shumë e bukur dhe se ka qenë merita e saj që e ka frymëzuar Pirron kaq shumë, ndërsa i urojnë jetë të lumtur me të.   Më poshtë, janë vargjet e këngës “Ashensor”, ku Pirro shpreh hapur që ka rënë kokë e këmbë brenda me Sisin duke i bërë dhe një premtim, ndërsa i thotë: “Nuk do të ketë një tjetër më në jetën time”.   “Ashensor” Asnjë vajzë nga ato s’të ngjan je pasioni që unë kam Brenda teje ka vetëm mjaltë ti je klasi më i lartë. Kot po lodhem në facebook me një tjetër ty të ndërroj Një kambanë më rreh në kokë, emrin tënd dëgjoj. Refreni  Ti je thjesht ajo që dua Ëndërroj të zbres mbi buzët e tua Ashensor i zemrës sime vetëm ti më ngjit në qiell. Afër teje bie brenda, se ti brenda ke më shumë zjarr se flaka. Emocioni më i bukur që kam ndier unë ndonjëherë. Para se të të njihja ty, e kam humbur kohën kot sa shumë vajza më janë afruar por kanë qenë një episod. Pa koshiencë unë kam jetuar, ditët s’i kam numëruar. Por tani s’i shoh më dot, ky është faji jot. Një i verbuar dhe kam ngritur duart nuk do të ketë një tjetër më në jetën time… /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›