E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita kalon natën në një klub striptizi

Ndonëse mund të tingëllojë paksa e pabesueshme megjithatë po del se është e vërtetë. Rita Ora dhe ftuesi i ‘X Factor’ në Angli, James Arthur kanë kaluar disa orë të gjata në një klub striptizmi në Londër.

James e dërgoi mbrëmë Ritën në klubin, ‘Silks Gentlemen’s Lounge ‘ në Leedsku ku qëndruan për pesë orë e më pas u larguan ndaraz nga klubi për tu ribashkuar në një hotel, shkruajnë mediet e huaja.

”Ata hynë në klubin e striptizit nga një derë anësore e klubit dhe më pas u larguar ndarazi në mënyrë që të mos fotografoheshin së bashku. James bëri përpjekje të mëdha për të kaluar kohë me të. Ai është i pushtuar nga ajo”, ka thënë një burim.

Së fundmi, Rita dhe James u fotografuan së bashku në një ndej të organizuar nga ‘X Factor’ duke nxitur spekulime se ata tashmë kanë filluar një lidhje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›