E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita, me pizhama në skenë

Tashmë dihet se Rita Ora pëlqen të luajë me veshje, duke u treguar shpesh herë e guximshme në zgjedhjet  e saj.
Por ajo nuk arriti efektin e duhur me paraqitjen në koncertin e saj të fundit, me një veshje dy pjesëshe nga mëndafshi, që nga mediat e huaja po cilësohen si pizhama. 

Këngëtarja e "Hot right now", e cila kohët e fundit është ndarë nga Rob Kardashian, dukej sikur  të ishte ngritur nga shtrati, për të vazhduar performancën në koncertin në Highline Ballroom, në Nju Jork.

Suksesi i fundit në muzikë, nuk pasqyrohej saktësisht në veshjen që 22 vjeçarja zgjodhi, që u cilesua si e çuditshme.   Ndryshe nga Rita, rivalja e saj në muzikë dhe modë, Rihanna, muaj më parë arriti efektin e duhur me veshjen e një kostumi që ngjante me pizhama, kombinuar me sandale ngjyrë kafe, për një mbrëmje të kaluar në klubin e natës së  Jay-Z në Brooklyn. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›