Rita nënshkruar kontratë 500.000 dollarëshe

Rita Ora dhe Madonna kanë nisur një bashkëpunim por jo në fushën e muzikës. Rita ka nënshkruar një kontratë 500,000 dollarëshe për tu bërë fytyrë e linjës së veshjeve ‘Material Girls’ të Madonna-s.
Këngëtarja tashmë i ka realizuar fotografitë për kampanjën e re e cila po udhëhiqet nga Madonna dhe e bija e saj, Lourders.
“Lourdes ka qenë një fanse e Ritës për një kohë të gjatë dhe ka qenë e pranishme në shumë koncerte të saj. Ajo e ka bindur të ëmën që ta takojë atë”, ka zbuluar një burim.
Burimi ka thënë se Madonna dhe Rita janë takuar në ballon ‘Met Ball’ në New York javën e kaluar, ku Madonna i ka bërë asaj ofertën për të qenë fytyrë e markës së saj.
“Rita ka kërcyer nga gëzimi sepse ajo është fanse e madhe e mbretëreshës së popit. Ajo gjithashtu po mendon se kjo do ti ndihmojë që ti pushtojë shtete e bashkuara me muzikën e saj ashtu siç po bënë në Britaninë e Madhe”, zbulon ky burim/Indeksonline/