Rita, pa pagesë në Tiranë

Festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të kulmojnë me 28 nëntor, ndërkohë që një nga befasitë e festimeve, tashme e bërë publike, do jetë ylli nga Prishtina, Rita Ora.
Këngëtarja ka anuluar çdo koncert dhe ka boshatisur axhendën e saj vetëm për të qenë prezente në Tiranë ditën që shënon 100 vjet shtet shqiptar.
Ajo që vlen të theksohet është se Rita Ora ka qenë tepër e emocionuar dhe e lumtur për ftesën që i është bërë nga autoritetet shqiptare, aq sa nuk ka pranuar asnjë lloj pagese për të kënduar në festën e madhe të të gjithë shqiptarëve. Koncerti që ajo do të mbajë, do të jetë falas si një dhuratë për shqiptarët dhe Pavarësinë e shtetit shqiptar.Ajo do të performojë "live" dhe sipas mediave shqiptare, i vetmi kusht që ajo ka kërkuar ka qenë që t’i paguhet banda e saj dhe instrumentistët, me të cilët ajo këndon në çdo koncert të saj në të gjithë botën.
Kjo ngjarje mësohet se do të nisë rreth orës 21:00 të datës 28 nëntor dhe pritet të mbajë ndezur atmosferën deri në orët e para të mëngjesit të datës 29 nëntor. /Indeksonline/