E Diel, 1 Nëntor 2026

Meshari albanologia dhe studiuesja Lucia Nadin zbardh misterin

Merr fund misteri se ku është  shtypur vepra e parë shqipe. “Meshari” i Gjon Buzukut është botuar në Venecia në vitin 1555. Kështu dëshmon albanologia dhe studiuesja Lucia Nadin, përmes veprës  dygjuhëshe shqip dhe italisht "Shqipëria e Rigjetur". Autorja për herë të parë bashkon faktet dhe zbardh një nga misteret: Gjon Buzuku ka jetuar dhe ka ushtruar aktivitetin e tij si prift katolik për komunitetin shqiptar në Venecia. Të gjitha këto fakte dokumentat dhe të dhënat e librit  na çojnë në bindjen se Meshari është botuar në Vencia me nismën e Buzukut, për t'i dhënë  një shtysë gjuhës shqipe e cila në atë kohë ishte në rrezik të madh. Vendi ku është shtypur “Meshari” i Buzukut ka qenë një nga misteret që ka shoqëruar librin themel të shqipes, megjithëse studiues si Zamputit, Budi, Çabej e kanë hedhur prej kohësh tezën e shtypjes së tij në Venecia. Ky fakt nuk dihej pasi librit i mungojnë 16 faqet e para dhe si pasojë shumë të dhëna të tjera të rëndësishme, ashtu si edhe zhdukja dhe rigjetja e “Mesharit” për dy shekuj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›