Rita "sulmon" ish të dashurin në këngën e re

Rita Ora ka filluar të shkoj gjurmëve të këngëtares Taylor Swift sa i përket këngëve për ish të dashurit.
Sipas 'The Sun', Rita është momentalisht shumë e zënë duke shkruar këngë për albumin e saj më të ri ndërkaq, një këngë do të jetë për ish të dashurin, Rob Kardashin i cili muaj më parë përdori Twitter për të akuzuar Ritën se, ajo e kishte tradhtuar me 20 meshkuj të tjerë gjatë kohës sa kishin qenë së bashku.
Rita, e cila momentalisht është në lidhje me Dj Calvin Harris ka thënë:
“Albumi im i ri ka të bëjë me mua duke qenë në moshën 22 vjecare, duke u rritur në këtë industri shumë të shpejtë dhe duke qenë në një lidhje të kotë, dhe e tërë fëlliqësira me të cilën më duhej të përballesha. Nuk jam mësuar ta shoh emrin tim në gazeta”.
Lidhja e Ritës me Rob bëri bujë të madhe e sidomos pas ndarjes dhe momentit kur Rob e akuzoi për tradhti./Indeksonline/