E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane adoleshenti humb jeten ne pishina

Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.

Ai ishte duke u hedhur nga trampolina, kur ka përfunduar në ujë, me shenja të pakta jete. 18-vjeçari banues në Sauk, u dërgua drejt spitalit pasi u nxorr nga uji, por nuk arriti dot të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes së parë mjekësore. Dyshimet e para bien mbi ndonjë atak kardiak të mundshëm të adoleshentit, i pësuar në ajër teksa hidhej nga lartësia. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›