E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita shpjegon përzgjedhjen e Clarks

Rita Ora ka sqaruar përzgjedhjen e Rylan Clark në audicionet e "X Factor". Ajo ka rrëfyer se këtë e ka bërë vetëm për faktin se ajo ishte anetare mysafire ne juri dhe e dinte se nuk do të duhet ta mentorojë atë në fazat e mëvonshme.

Këngëtarja, e cila ishte gjyqtare mysafire në shfaqjen për talent, para se Nicole Scherzinger të fitonte një vend në panel, ka pëlqyer pop yllin Rylan, por nuk do ta kishte zgjedhur atë nëse ajo do të ishte e angazhuar në këtë program gjatë gjithë kohës .   Rita ka thënë: "Unë e kalova atë në fillim, sepse ai kishte shumë energji dhe entuziazëm në skenë, por nuk e di se ia kanë dalë me të, anëtarët e tjere të jurisë. Nëse do të isha gjyqtare e përhershme, unë nuk do ta kaloja atë".   "Por ishte për shkak se e dija se isha gjyqtare mysafire dhe nuk do të më duhet të merrem me të", ka përfunduar këngëtarja. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›