Jeta e Berluskonit në fotografi

Silvio Berluskoni është protagonisti i një ekspozite të hapur në Sarono. Kjo qytezë në provincën e Varezes, ia ka dedikuar këtë ekspozitë ish-kryeministri italian, i cili atje ka kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë.
Në galerinë fotografike imazhet përcjellin jetën e politikanit që ka dominuar arenën politike italiane në 20 vitet e fundit.Në foto shfaqen momente nga fëmijëria, adoleshenca, rinia dhe momente të shkrepura në hapat e parë të Berluskonit në politikë. /Indeksonline/